Shkëndijë dominuese përballë Sileksit për të ruajtur kreun e renditjes

Shkëndijë dominuese përballë Sileksit për të ruajtur kreun e renditjes. Kërstevski, F. Ramadani, Ibraimi dhe Latifi shënuan për fitoren e 12-të sezonale të kuqezinjëve. 

SHKËNDIJA-SILEKSI 4:2 (1:1)

Stadiumi i qyteti në Tetovë

Golashënues: Kërstevski 10’, F. Ramadani 63’, Ibraimi 77’ dhe Latifi 86’ (Shkëndija), ndërsa Aliq 5’ dhe Rajkov 82’ (Sileksi)
Arbitër: Jovan Kaçevski (Strugë)

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Adili, Cake, Merxhani, Qaka (F. Ramadani 57’), Alhassan (Jakupi 90’), R. Ramadani, Kërstevski (Latifi 65’), Tamba (Ademi 65’), Ibraimi (c) (Nuhija 90’).

Trajner: Jeton Beqiri

SILEKSI: Xhekov, Angjeleski (Koçoski 75’), Timovski (Rajkov 23’), Dodev (Hrvanoviq 75’), Aliq, Marong, Micevski, Eftimov, Braunoviq (Gjorgjievski 66’), Nikoliq, Shubert (c).
Trajner: Aleksandar Vasovski 

Kuqezinjtë deklasojnë 4:2 Sileksin në derbin e kreut dhe me fitoren e 12-të sezonale ruajmë pozitën e parë të renditjes tashmë me 43 pikë të tubuara. Sileksi e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi, por u përgjigjëm shpejtë për të zgjidhur dilemat e fituesit në pjesën e dytë me 3 gola të shënuar. 

Në mungesë të Shalës (pezullim me 5 kartona), trajneri Beqiri e nisi ndeshjen me dy sulmues krahu të ndryshëm në raport me duelin me Vardarin (startuan Shala e Latifi), duke u dhënë statusin e titullarit Kërstevskit dhe Tambës. Pikërisht kjo dyshe sollën rezultat në minutën e 10-të kur Tamba sjell asistin e parë me fanellën tonë, derisa Kërstevski me një prekje të topit me shumë klas përcjell topin në rrjetë për 1:1. Paraprakisht, miqtë avansuan me golin e Iliqit në minutën e 5-të. Provuam përmbysjen, por pjesa e parë u mbyll me simetri në rezultat. 

Pjesën e dytë e nisëm fuqishëm të vendosur në pjesën kundërshtare dhe ndihmë në ofenzivë na dha inkuadrimi në lojë i Florent Ramadanit. Pikërisht ky do të sillte përmbysjen në minutën e 63-të kur kaloi bukur në zonë dhe shënoi për 2:1. Në minutën e 77-të publiku pati kënaqësinë të shihte mjeshtëri të re të Besart Ibraimit, kur me shumë klas plasoi në rrjetë për 3:1, me golin e 10-të sezonal dhe të 151-tin në fanellën e Shkëndijës. Në minutën e 82-të çuam huq super intervenimin e Amzait pas gjuajtjes së lirë të Koçoskit, pasi topi i pa pastruar u shfrytëzua nga Rajkov që realizoi për 3:2. Sileksi shpresoi të barazonte, mirëpo morën tjetër goditje (86’) kur Latifi lëviz bukur në zonë dhe me goditje të saktë shënon për 4:2. Ky ishte rezultati final i takimit. 

Ndeshja e radhës

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë dhe Shkëndija do të jetë mysafire e Detonitit. 

Detonit-Shkëndija 26.02.2025

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights