Shkup: Kryeministri Mickoski do të presë kryeministrin e Serbisë, Vuçeviq
Poashtu do të mbahet edhe takim plenar ndërmjet delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe delegacionit të Qeverisë së Republikës së Serbisë
Sot me fillim nga ora 10:00 Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski do të mirëpresë dhe do të jetë nikoqir i vizitës së kryetarit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe delegacionit serb.
Në kuadër të vizitës do të mbahet edhe takim tet-a-tet në mes kryetarit të Qeverisë Mickoski dhe kryetarit të Qeverisë të Republikës së Serbisë, Vuçeviq.
Poashtu do të mbahet edhe takim plenar ndërmjet delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe delegacionit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, pas së cilës vijon nënshkrimi ceremonial i Memorandumit për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale maqedonase me Minsitrinë Serbe për Burime Minerale e Minierave dhe Energjetikës.