Shkup, studentët protestojnë për tragjedinë në Koçan

Në sheshin kryesor të Shkupit janë mbledhur qindra qytetarë për të protestuar pas tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona. Paraprakisht, studentët e Shkencave Teknike u organizuan për të shprehur revoltën dhe solidaritetin e tyre me viktimat, duke mbajtur 7 minuta heshtje.

Protestat e studentëve, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, po zhvillohen në lokacione të ndryshme, pa fjalime apo deklarata publike. Kjo nismë vjen si reagim ndaj diskutimeve të shumta në rrjetet sociale për ngjarjen tragjike.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights