Shkupi si destinacioni alternativ më i lirë në Evropë
Shkupi kryeson listën e publikuar nga “Express” si destinacioni alternativ më i lirë për t’u vizituar në vitin 2025.
Sipas njoftimit, në Shkup mund të blini një kapuçino, birrë lokale ose pije freskuese për më pak se 2 euro.
Galeria Kombëtare, Çarshia e Shkupit dhe Kalaja e Kalës shquhen si atraksione që duhen parë për turistët.
“Në qytetin e vjetër do të gjeni çajtore, xhami dhe dyqane të pavarura. Për zgjedhjen më të mirë të ushqimeve dhe bareve, drejtohuni në Dibër Maalo”, thuhet në postim.
Pas Shkupit në listë vjen Tbilisi në Gjeorgji, në vendin e tretë është Sarajeva në Bosnje dhe Hercegovinë, e ndjekur nga Stambolli në Turqi dhe Sofja në Bullgari.