Shmanget Shqipëria, mediat bullgare: Eliminohet Korridori 8, do ndërtohet linja Beograd-Shkup-Athinë
Ministri serb i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç, ka pranuar personalisht se Qeveria e Aleksandër Vuçiç ka qenë i përfshirë në ndalimin e ndërtimit të Korridorit 8, i cili duhet të lidhë Detin e Zi me Detin Adriatik, raporton media bullgare BNES News Agency.
“Në Bashkimin Evropian kanë shtyrë për korridorin nga Bullgaria në Shqipëri, si dhe atë nga Rumania në Greqi. Ne e shmangëm këtë skenar të zymtë për Serbinë me vendimin e Aleksandar Vuçiç që Beogradi të fillojë të investojë në linjën hekurudhore nga Korridori 10”, tha hapur Vesiç.
Sipas tij, “Serbia duhet të luftojë që të jetë një vend qendror nëpër të cilin kalojnë të gjitha linjat hekurudhore”.
BGNES kujton se vendimi i parë i qeverisë së Hristijan Mickoskit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte ndalimi i ndërtimit të Korridorit 8.