Shpërthen zjarri në komunën e Tetovës, intervenojnë shpejt zjarrfikësit

Është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme një pjesë e bodrumit të komunës së Tetovës me ç’rast është djegur një pjesë e materialit zgjedhor te viteve 2017-2019 dhe disa dokumente të arkivit komunal.

Zjarri është vënë shpejt nën kontroll nga zjarrfikësit ndërsa pas vetëm një ore i njëjti është shuar krejtësisht. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që u përhap në bodrumin e komunës ndërkohë që në vend ngjarje vazhdojnë të jenë një ekip e Policisë së Tetovës.

Pritet që të hapen kamerat e sigurisë nga ana e sigurimit të komunës që të shishet nëse zjarri është vënë qëllimisht apo ka të bëj me problem të energjisë elektrike e cila dyshohet që të ketë shkaktuar zjarrin.

Pritet që ditëve në vazhdim, të publikohet nga organet komunale nëse është djegur ndonjë material i rëndësishëm apo jo

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights