Shtetasit të Maqedonisë doganierët në Aeroportin e Shkupit i gjetën 5 celularë Iphone 16 në valixhe
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se gjatë kontrollove të kryera javën e fundit, në një rast janë gjetur 5 celularë Iphone 16
“Janë kapur 5 telefona celularë Iphone 16 , të zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazheve të udhëtimit të një shtetasi të Maqedonisë, i cili ka ardhur me fluturimin nga Stambolli. I pyetur nga doganierët nëse kishte diçka për të denoncuar për kontroll doganor, pasagjeri, i cili u paraqit për hyrje në vend në terminalin VIP, u përgjigj se po sillte vetëm ëmbëlsira për fëmijët. Mirëpo, i janë kontrolluar valixhet dhe janë gjetur celularët”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave.