SHTROHET IFTARI TRADICIONAL ME HOXHALLARËT DHE MUTEVELITË E XHAMIVE

Edhe këtë vit, (mbrëmë, me 02 Mars 2025) Myftinia e Tetovës organizoi iftarin tradicional të Ramazanit, duke bashkuar hoxhallarët dhe mutevelinjtë e xhamive në një atmosferë vëllazërore dhe shpirtërore. Ky tubim i veçantë u nderua me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të Rijasetit dhe mysafirë të tjerë.
Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe shprehu mirënjohjen e tij ndaj Reisul Ulemasë për nderimin e këtij iftari me prezencën e tij. Në fjalën e tij, Reisul Ulemaja falënderoi të gjithë hoxhallarët dhe mutevelinjtë për përkushtimin e tyre gjatë këtij Ramazani, duke i uruar besimtarëve një muaj të begatë e të mbushur me mëshirë dhe bekime.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights