Shtyhet për më 5 nëntor seanca gjyqësore për Spitalin Modular në Tetovë
Përpjekja e parë për seancë ishte caktuar më 26 qershor, por u shty për sot për shkak të mungesës së përfaqësuesve të Spitalit klinik të Tetovës.
Për herë të dytë u shty rigjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës pasi në rigjykim e ktheu Gjykata e Apelit Gostivar pas seancës publike në prill të vitit 2024, pas gjykimit të parë nga 5 qershori i vitit 2023. Gjykatësi Jordan Velkovski informoi se arsyeja është mungesa e Samoil Filipovskit, avokat i Artan Etemit, njëri nga dy drejtorët e akuzuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Seanca është caktuar për më 5 nëntor 2024 në orën 10:00.
Përpjekja e parë për seancë ishte caktuar më 26 qershor, por u shty për sot për shkak të mungesës së përfaqësuesve të Spitalit klinik të Tetovës.
Gjykata e Apelit në prill të këtij viti ka marrë aktvendim me të cilin urdhërohet rigjykim për ish drejtorët e Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe të ISHP Spitali Klinik Tetovë si subjekt juridik. Për mjekun Boban Vuçevskin, Gjykata e Apelit në prill të vitit 2024 e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë dhe e ka konfirmuar lirimin e shkallës së parë për të.
Më 5 qershor 2023, Gjykata Themelore e Tetovës ka shqiptuar dënim me kusht për drejtorët e akuzuar Florin Besimi dhe Artan Etemi për veprën “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa personi juridik ISHP Spitali klinik është shpallur fajtor për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” në gjykimin pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë gjatë vitin 2021 ku humbën jetën 14 persona. Gjykata më pas vendosi të lirojë mjekun Boban Vuçevskin dhe Spitalin Klinik për veprën penale “mosrespektim i rregullave shëndetësore”.
Sipas aktgjykimit, të pandehurit Florin Besimi dhe Artan Etemi janë dënuar me burg nga një vit e gjashtë muaj, me kusht dhe dënimi i përcaktuar me burgim nuk do të zbatohet nëse të pandehurit nuk kryejnë vepër të re brenda tre viteve. Një person juridik është dashur të paguajë dënim në shumë prej një milion denarë, 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Procesi i parë gjyqësor është mbajtur pasi më 8 shtator të vitit 2021, vdiqën 14 persona në zjarrin në spitalin modular në Spitalin klinik të Tetovës.