Skandal! I famshëm Arturo Vidal akuzohet për përdhunim!
Futbollisti Colo Colo – Arturo Vidal, së bashku me disa shokë të tjerë të skuadrës, droguan vajzën dhe më pas abuzuan seksualisht me të.
Një lajm i tmerrshëm vjen nga Kili! Mesfushori legjendar – Arturo Vidal, u akuzua për përdhunimin e një vajze në një klub nate. Futbollisti i njohur së bashku me disa shokë të skuadrës nga Kolo Kolo e kanë droguar vajzën dhe më pas e kanë dhunuar seksualisht, raportojnë mediat vendase.
Koloneli i Karabinierëve – Erardo Aravena, konfirmoi se Arturo Vidal u arrestua, u mor në pyetje dhe më pas u lirua nga policia. Të tjerët nuk janë vënë ende para drejtësisë, por pritet të merren në pyetje gjatë hetimeve.
Mediat lokale raportojnë se futbollistët e Colo Colao kanë festuar fitoren në një klub nate në pjesën veriore të Santiagos. Përveç triumfit, Lucas Cepeda dhe Vincente Pizarro kanë festuar edhe ditëlindjen. Viktima e dyshuar e përdhunimit ka mbërritur në lokal rreth orës 23:00 në shoqërinë e tre shoqeve femra dhe shumë shpejt pas kësaj u janë bashkuar edhe futbollistët.
Vidal vendosi ta mbyllë karrierën e tij futbollistike në Colo Colo, pasi rrugëtimin e tij futbollistik e nisi në klubin e famshëm kilian. Ai ka luajtur për Bayer Leverkusen, Juventus, Bayern Munich, Barcelona, Inter, Flamengo dhe Atletico Paranaense. Ai luajti 141 ndeshje për kombëtaren e Kilit dhe shënoi 34 gola.