Skandal në prag të ndeshjes kualifikuese: Lojtarët e ngecur në aeroport për 12 orë pa ushqim, bëhet fjalë për hakmarrje?
Nigeria refuzoi të luajë ndeshjen kualifikuese kundër Libisë për Kupën e Kombeve të Afrikës.
Deri më tani ata kanë shënuar dy fitore kundër Beninit dhe Libisë, një barazim kundër Ruandës, aktualisht janë në krye të Grupit D dhe janë afër kalimit në Kupën e Kombeve të Afrikës. Ata duhej të luanin kundër Libisë të martën, por ndërkohë ndeshja u anulua!
Gjegjësisht, nigerianët kanë pasur probleme të mëdha kur kanë mbërritur në Libi, është dashur të zbarkojnë në Bengazi, por janë devijuar në një aeroport tre orë larg dhe vetëm atëherë kanë filluar problemet.
Federata libiane e futbollit nuk i dërgoi automjetet që duhej të transportonin lojtarët në hotelin e Bengazit ku duhej të qëndronin, duke i lënë nigerianët të bllokuar në aeroport, pa ushqim, internet apo vend për të fjetur.
“Kemi kaluar më shumë se 12 orë në një aeroport të braktisur në Libi pasi avioni ynë u devijua gjatë uljes. Autoritetet libiane na hoqën lejen për të zbritur në Bengazi pa asnjë arsye.
Pas uljes në Al Abrak, shërbimet libiane na ndaluan në aeroport pa mundësinë e bisedave telefonike, të ngrënit apo të pirit. “Unë kam përjetuar diçka të tillë përpara se të luaja në Afrikë, por kjo është sjellje e turpshme, madje një pilot tunizian nuk e ka parë kurrë diçka të tillë më parë”, tha kapiteni William Trost-Ekong për X.
Në fund, gjithçka u shtri në më shumë se 15 orë qëndrim në aeroport, dhe kjo dyshohet se është pjesë e hakmarrjes për trajtimin e futbollistëve libianë në Nigeri vetëm pak ditë më parë…