Skandalet e ish-myftiut Qani Nesimi fillojnë të dalin në shesh

INFORMIM PËR NËPUNËSIT FETARË DHE KËSHILLAT E XHAMIVE TË TETOVËS

Informojmë të gjithë nëpunësit fetar këshilltarët e xhamive që gravitojnë në Myftininë e Tetovës si dhe opinionin e gjërë për skandalet financiare të ish-myftiut Qani Nesimi.

Në bazë të dokumenteve të nxjerrura nga Fondi Pensional më datë 04.02.2025, rezulton se shumicës së nëpunësve fetarë u mungon stazhi i punës (nga një muaj deri më pesë apo gjeshtë vjet) për shkak të keqpërdorimeve nga ish-myftiu Qani Nesimi dhe ish-arkëtari Xhelal Limani të cilët vazhdojnë të mbajnë peng zyrat e Myftinisë së Tetovës.

Të lartëpërmendurit kanë dhënë raporte të rrejshme kinse punëtorëve ua kanë paguar kontributet pensionale ndërsa dokumentet nga fondi pensional tregojnë krejtësisht diçka tjetër.

Mbi 150 mijë EURO kontribute për sigurimin pensional të nëpunësve fetarë nuk dihet ku kanë përfunduar.

Dokumentet përkatëse të marrura nga Fondi Pensional janë në posedim të arkëtarit aktual të Myftinisë dhe tregojnë borxhe maramendëse.

Andaj zyra për Informim e Myftinisë së Tetovës u bën thirrje të gjithë hoxhallarëve dhe këshilltarëve të xhamive opinionit publik që të mos bien pre e manipulimeve të mëtejme të ish-myftiut dhe ish-arkëtarit Xhelal Limani.

Sa për ilustrim, një kopje të dokumenteve nga Fondi Pensional është vënë në dispozicion.

Ps/ Në kllapa janë sa muaj nga viti ju mungon, shembull (6) = nënkupton 6 muaj!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights