Sllovenia ndalon lavdërimin e çetnikëve dhe ustashëve
Parlamenti i Sllovenisë ka miratuar një ndryshim në Ligjin për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, i cili ndalon lavdërimin ose shfaqjen e simboleve të lidhura me nazizmin dhe fashizmin.
- Ndalesa ka të bëjë me shtetet, organizatat dhe grupet, pra flamujt, simbolet, këngët, uniformat, madje edhe sjelljen që mund të sugjerojnë lavdërimin e nazizmit dhe fashizmit, shkruajnë mediat në Slloveni, raporton MIA.
Si pasojë, në listën e ndaluar janë përfshirë edhe çetnikët dhe ustašët, së bashku me bashkëpunëtorët sllovenë të forcave fashiste.
Dënimi për shkelësit e ligjit do të variojë nga 500 deri në 1.000 euro, parashikojnë ndryshimet e miratuara në Ligjin për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Për miratimin e ligjit votuan 48 delegatë, ndërsa 6 ishin kundër. Gjatë seancës, për gjatë votimit, nuk ishin të pranishëm përfaqësues të SDS-së, të cilët janë të udhëhequr nga kryetari Janez Jansha, ish-kryeministër i Sllovenisë për tri mandate.