Snopçe: ASH qysh në fillim kemi qenë kundër regjistrimit që në fakt ka qenë kontradiktor
Halil Snopçe, deputeti i ASH-së dhe kryetari i grupit parlamentar VLEN, i ftuar në emisionin TV24 foli për aktualitetin politik dhe temat e ngritura. Mes tjerash Snopçe foli për procesin e regjistrimit që sipas tij qysh në fillim është kundërshtuar nga ASH. Dhe, është vlerësuar se është proces kontradiktor.
“Ne si ASH, kemi qenë kundër atij regjistrimi dhe e kemi kundërshtuar ashpër. Te regjistrimi ka edhe kontradikta. Kemi qenë kundër të tërhiqet paralelja rezident dhe jo-rezident”, tha Halil Snopçe, deputet i VLEN-it.
Ai shtoi tutje me shembuj numerik që ky proces ka qenë i pakuptimtë jo adekuat dhe me shumë manipulime përbrenda, pasi numrat janë ato që bien ndesh me rezultatet përfundimtare të regjistrimit.
“Në Gërçec 306 banorë kemi të regjistruar ndërsa ka 2.000 votues, në Reçicë të Vogël ku është selia e BDI-së, kemi 2460 banorë a kemi 8000 votues raste të ngjashme ka edhe në shumë vendbanime të tjera”, përfundoi Snopçe.