Snopçe: Për herë të parë pas 22 vitesh, shqiptarët do të marrin licencat në gjuhën shqipe
Koalicioni VLEN çështjet kyçe për shqiptarët po arrin t’i bëjë brenda vitit të parë të qeverisjes. Sot ligji për mbrojtjen e fëmijëve për herë ty dytë është sërish para deputetëve. VLEN arriti që nga tani e tutje, t’ua mundësoj kandidatëve shqiptarë për kujdestarë të fëmijëve t’i nënshtrohen provimit në Gjuhën Shqipe dhe licencat t’i kenë edhe në Gjuhën Shqipe. Dhe për këtë në foltoren e Parlamentit, foli deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe. Ai tha se BDI nuk mund të duron që ne arritëm ta bëjmë atë që këta nuk arritën ta bëjnë për 22 vite.
“Një gjë që BDI nuk e bëri për 22 vite, tash po bëhet. Pra edhe njëherë them shqiptarët në Maqedoni, provimet edhe me shkrim edhe në formë elektronike, do të mund t’i japin në gjuhën shqipe. Licencat do të mund ti marrin në gjuhën shqipe dhe pikë. Por ju aq zor keni tash, sot hajde zonja Arbana tregona si votove ti versionin e parë të cilën nuk e nënshkruajti presidentja Siljanovska, si votove edhe ti edhe tjerët. Pra, kjo është hipokrizia juaj, e kritikoni tash, kërkoni versionin e parë për të cilën nuk e keni votuar. Injoranca nuk është argument. Pra shqiptarët do të marrin provimin në gjuhën shqipe qoftë me shkrim qoftë në formë elektronike dhe do të marrin licencën në gjuhën shqipe. E kjo që bën BDI, normalisht nuk e bënë për 22 vite dhe tani kanë inati dhe nuk mund të durojnë”