Snopçe: rrugëtimi Europian nuk ka alternativë

Në cilēsinë e kordinatorit të grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Halil Snopçe, ka pasur takim me delagacionin e Këshillit të Europës të përbërë nga 14 Deputetë të udhehequr nga Karlo Resler.

“Në takim shpreha qëndrimin e vendosur të koalicionit dhe të qeverisë në realizimin e përcaktimeve tona programore në lidhje me prioritetet që i kemi vendosur si koalicion. Pra, rrugëtimi Europian nuk ka alternativë. Lufta kundër korupsionit poashtu. Reforma në sistemin e gjyqësisë si dhe përkrahja e vetqeverisjeve lokale në realizimin e proekteve infrastrukturore gjë që ka munguar në të kaluarën”, ka shkruar deputeti Halil Snopçe.

Ai ka shtuar tutje që VLEN janë të vendosur në këtë drejtim dhe po japin kontribut të veçantë.

“Koalicioni VLEN po jep kontribut të pamohueshëm në këtë drejtim dhe 100% ka qenë dhe do vazhdojë të reshtohet në përforcimin e partneritetit strategjik me UE-në, SHBA-në dhe NATON”, ka përfunduar Snopçe.

https://www.facebook.com/share/p/1BrkaFTs4x/?mibextid=wwXIfr

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights