Snopçe: Zgjidhje do të ketë por nevojitet kohë, pasi kemi qeveri të re në vend, në SHBA dhe në Bullgari
Halil Snopçe, deputeti i ASH-së dhe kryetari i grupit parlamentar VLEN, i ftuar në emisionin TV24 foli për aktualitetin politik dhe temat e ngritura. Mes tjerash Snopçe foli për ngërçin e krijuar për sa i përket ndryshimeve kushtetuese. Që sipas tij zgjidhje do të ketë, por është çështje që kërkon kohë, pasi po përballemi me ndryshime të mëdha.
“Ne kemi qeveri të re, tani në SHBA pritet udhëheqje e re, dhe parlament të ri në BE. Kjo nënkupton që për të pasur një zgjidhje ideale na nevojitet edhe përkrahje ndërkombëtare për të krijuar kushte solide e të besueshme për të ecur përbrenda proceset e nevojshme për arritjen e ndryshimeve Kushtetuese”, tha Halil Snopçe, deputet i VLEN-it.
Mes tjerash ai shtoi se në krejt këtë kontekst subjekt kryesor është Bullgaria, që me automatizëm është edhe problemi.
“Kuptohet se Bullgaria është subjekt dhe kjo është kornizë që bisedohet me BE-në por problemi kryesor është Bullgaria”, përfundoi Snopçe.