Sot Shkupi me ajrin e tij të pashëndetshëm zë vendin e katërt për nga ndotja në botë
Shkupi e nisi ditën me indeksin e ndotjes 168, që në platformën I-Q-er e vendosi në vendin e katërt në listën e qyteteve më të ndotura në botë.
Sipas platformës, aktualisht, ajri në kryeqytet është i shënuar në kategorinë “i pashëndetshëm”.
Ndotësi kryesor i listuar janë grimcat PM 2.5 me përqendrim 79.5 mikrogramë për metër kub, ndërsa grimcat PM 10 kanë një përqendrim prej 83.9 mikrogramë për metër kub.
Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për cilësinë e ajrit, përqendrimi i PM 2.5 në kryeqytet është aktualisht 15.9 herë më i lartë se vlera vjetore.