Sot u mbajt takimi i parë me drejtorin e ri të Institucionit Publik Parku Kombëtar Mali Sharr

Institucioni u ndërtua me punë të palodhur dhe si një fëmijë i vogël që mëson të ecë, tashmë janë bërë hapat e parë.
Të krijosh një institucion pa memorje institucionale, pas shpalljes së fundit të Parkut Kombëtar në vend 66 vjet më parë, është një sukses i jashtëzakonshëm.
Ishim dëshmitarë se si u bart arkiva në çantë, si u vendos gozhda e parë, si u sollën karriget dhe tavolinat nga shtëpia, si u hartua statuti, si u përgatit sistematizimi, si u luftua për vendet e punës dhe për profesionalizmin në punë, si u vendos sistemi. Si u bisedua me të gjithë , nga fshatarët deri te funksionarët e lartë, me trajtim të barabartë dhe përulësi. Si ndihma e pakushtëzuar u ofrua, si krah për krah me punonjësit në shuarjen e zjarrit dhe si u kundërshtuan interesat dëmprurëse që kërcënonin natyrën dhe njerëzit.
Ishim dëshmitarë se si një njeri mund të motivojë 20 veta të pranojnë sfidën dhe që brenda vetëm 2 vjetësh të bëhen një ekip me një kauzë të përbashkët.
Mësuam se si suksesi vjen me punë, përgjegjësi dhe respektim të ligjeve.
Mirënjohje dhe falemenderim të pa masë deri te drejtori Ibrahim Dehari për punën e pandalur dhe gjithë përkujdesin atdhedashës.
Na mësuat shumë. Por më e rëndësishmja, na treguat si me vepra duhet vendi. Lë të pashlyer një gjurmë të përhershme në historinë e Maqedonisë.
Themelet janë vendosur.
Drejtimi është marrë .
Ekipi i Parkut Kombëtar Mali Sharr i dëshiron mirëseardhje Emir Huseinit, drejtorit të ri të Institucionit Publik.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights