SPAK thërret Bashën, Berishën, Ramën, Metën, Lezhjen, etj për “21 janarin”

Juristi Indrit Sefa foli për çështjen e “21 Janarit”, pasi këtë të enjte ish-zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit ( i kohës së Berishës), Agron Kuliçaj u paraqit në SPAK.

Gjatë intervistës juristi Sefa u shpreh se po pyeten të gjithë personat që kanë pasur pozicione drejtuese. Më tej nënvizoi se edhe Lulzim Basha do të merret në pyetje si ish-ministër i Brendshëm.

Po pyeten dhe do të pyeten të gjithë personat që kanë pasur funksione drejtuese, për ngjarjen e 21 janarit. Mendoj që përveç funksionarëve publikë do të duhet të merren në pyetje edhe personat që organizuan protestën që është PS-ja.

Ka qenë një nga protestat më të dhunshme që ka pasur në Shqipëri. Prokuroria e Posaçme ka të gjithë mundësitë për të bërë një hetim cilësor dhe shterues dhe të përcaktojë njëherë e përgjithmonë se si është e vërteta e kësaj ngjarje.

Por edhe koha e gjatë që ka kaluar detyron prokurorinë e posaçme që të ketë një ritëm më të shpejtë të hetimeve”, tha ai.

Ndërkohë burimet tregojnë se përveç Lulzim Bashës si ish-ministër i brendshëm në atëkohë, SPAK do të thërrasë edhe Sali Berishën si kryeministër, Edi Ramën si kryetar i PS-së, Ilir Metën si ish-zv/kryeministër, Gjergji Lezhja si ish-sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë, deputetë dhe ish-deputetë. etj.

Po kështu do kërkohen për të dëshmuar edhe disa gazetarë e pronarë mediash.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights