Spanjolli Alejandro Hernandez do të gjykojë ndeshjen Angli – Shqipëri

Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026, do të gjykohet nga një trupë arbitrash spanjollë, me kryesorin Alejandro Hernandez. 42-vjeçari me stemën e FIFA-s prej vitit 2014 do të ndihmohet nga Jose Naranjo dhe Diego Sanchez Rojo, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Alejandro Muniz Ruiz. Për teknologjinë VAR do të kujdesen Cesar Soto Grado dhe Valentin Gomez.
Kjo do të jetë përballja e shtatë mes dy ekipeve në ndeshje zyrtare, ku Anglia ka fituar të gjitha sfidat e mëparshme. Kuqezinjtë synojnë të thyejnë këtë statistikë në takimin që do të luhet më 21 mars 2025, ora 20:40.