Spiropali pret Ali Ahmetin: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë e duhet të jenë pakthyeshme
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka pritur sot në takim kreun E Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin.
Spiropali shkruan se gjuha shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të pakthyeshme teksa vendi duhet të përshpejtojë rrugën eurointegruese.
Me mikun e mirë, politikanin e urtë, z. Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së, personalitet i njohur i shqiptarisë, diskutuam për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë e duhet të jenë pakthyeshme; angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare dhe të shqiptarëve në vendin mik dhe fqinj, për të ndërtuar një shoqëri dhe një vend tërësisht demokratik, me kohezion social dhe barazi për të gjithë qytetarët; angazhimin e faktorit shqiptar në përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.