STUDENTËT E TEKSTILIT, DIZAJNIT DHE MODELIMIT TË UNT-SË SJELLIN KREATIVITETIN E TYRE NË PUNËTORINË E GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup vazhdon të inkurajojë përvojat praktike dhe zhvillimin kreativ të studentëve, kësaj here përmes një punëtorie të veçantë në Galerinë Nacionale të Arteve “Çifte Hamam”në Shkup, ku studentët e Fakultetit të Shkencave Teknologjike të programit studimor Tekstilit, Dizajnit dhe Modelimit shfaqën talentin e tyre në një ambient të veçantë artistik, të cilët patën mundësinë të ndërveprojnë me artin dhe krijimtarinë në një kontekst të ri dhe frymëzues në mentorimin e profesoreshës Genta Spahija Mirzo.
Gjatë punëtorisë, studentët fillimisht u njohën me ekspozitën “Retrospektivë” të autorit Bedi Ibrаhim dhe më pas realizuan punotërinë të cilët eksploruan teknika të reja dhe qasje krijuese në tekstil, dizajn dhe modelim, duke ndërlidhur idetë e tyre me artin. Aktiviteti synoi të nxisë ndërveprimin ndërmjet artit dhe dizajnit dhe të ofrojë një hapësirë për eksperimentim dhe inovacion përmes projekteve të personalizuara.
UNT dhe studentët shprehin mirënjohje të veçantë për Galerinë Nacionele të Arteve “Çifte Hamam” veçanërisht për organizatorët e kësaj punëtorie Znj. Shqipe Mehmeti dhe Znj. Xhenete Bilalli për mikpritjen dhe mbështetjen e dhënë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights