Stuhia “paralizon” Shqipërinë

Në Tiranë, era shkuli pemët e mëdha, për të cilat kryebashkiaku Erion Veliaj publikoi një foto

Stuhia e ndjekur nga reshje të dendura dhe intensive, erë e fortë, shkarkime elektrike, thuajse e “paralizon” tërësisht Shqipërinë.

Rrugët e qyteteve, veçanërisht në Tiranë, Vlorë, Lezhë, Ljushnjë, Bulqizë, janë nën ujë deri në 50 centimetra lartësi.

Në Tiranë, era shkuli pemët e mëdha, për të cilat kryebashkiaku Erion Veliaj publikoi një foto, me një apel për qytetarët që të mos largohen pa nevojë nga shtëpitë. 

Për shkak të stuhisë, qyteti bregdetar i Vlorës është pa energji elektrike, por edhe pjesë të tjera të vendit. 

Për shkak të dallgëve të mëdha, lundrimi i të gjitha llojeve të mjeteve lundruese është i ndaluar përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Policia e Shtetit dhe Agjencia Shtetërore e Rrugëve apelojnë për vigjilencë të veçantë në rrugë, veçanërisht në zonat malore për shkak të rrëshqitjeve dhe erozionit.

Kujdes i veçantë, me respektim të rreptë të sinjalistikës rrugore rekomandohet edhe në autostradën Rruga e Arbrit, e cila lidh Tiranën me pikëkalimin Bllatë në kufirin shqiptaro-maqedonas afër Dibrës, e cila përdoret gjerësisht edhe nga qytetarët maqedonas. 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights