Sulmuesi i Partizanit transferohet në Kroaci

Partizani ka njoftuar largimin e sulmuesit Oresti Rifa. Futbollisti 18-vjeçar do të jetë pjesë e Hajduk Split në Kroaci. Klubi i kuq bën të ditur se palët kanë arritur marrëveshjen për huazimin e Rifas deri në fund të sezonit, me mundësi blerjeje.
“Partizani me kënaqësi njofton transferimin në formulën e huazimit të Oresti Rifa te Hajduk i Splitit. Marrëveshja mes dy klubeve për kalimin e sulmuesit 18 vjeçar me opsion blerjen e kartonit në fund të sezonit nga kroatët e Hajduk Split është konkretizuar së fundmi.
Rifa një produkt i Akademisë Partizani, prej dy sezonesh ishte pjesë e skuadrës së parë dhe tashmë do të provojë aventurën e re në futbollin kroat”, thuhet në njoftimin e Partizanit.