Takim Osmani- Mejdani: Integrimi dhe progresi kërkojnë vizion, angazhim dhe bashkëpunim të fortë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka pritur në takim nënkryetarin e BDI-së, Bujar Osmani.
“Prita sot në takim Nënkryetarin e BDI, z. Bujar Osmani. Një bisedë e vlefshme mbi zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon, marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në frymën e integrimit evropian. Diskutuam gjithashtu mbi kontributin e BDI në proceset demokratizuese si një forcë politike pro-evropiane dhe rëndësinë e forcimit të partneritetit për të çuar përpara objektivat e përbashkëta. Integrimi dhe progresi kërkojnë vizion, angazhim dhe bashkëpunim të fortë”, ka shkruar Meidani