Takimi i ri i negociatorëve kryesorë të Serbisë dhe Kosovës më 17 dhjetor

Takimi i ardhshëm i negociatorëve kryesorë për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës do të mbahet më 17 dhjetor, konfirmoi zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anita Hipper.

“Pjesëmarrësit e kanë konfirmuar praninë dhe do të diskutojnë për disa çështje, përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, tha zëdhënësja.

Negociatorët nga Beogradi dhe Prishtina, Petar Petkoviç dhe Besnik Bislimi, u takuan për herë të fundit në kuadër të dialogut në fund të tetorit të këtij viti pa arritur marrëveshje konkrete.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights