Taravari: Ahmeti e ka shëtitur Vuçiqin ne Shkup, por ne asnjëherë si kemi thënë Rrahman Morina
Kryetari i ASH-së, dhe njëherit ministrit i Shëndetësisë, Arben Taravari, i ftuar sonte në Click Plus, TV21, tha se akuzat e ofendimet e të ashtuquajturit Front Evropian ishin të pa kontrollueshme edhe pse kreun e tyre e kishin figurën më adekuate për t’ia drejtuar ato ofendimet.
“Përshembull, ata na quanin neve Rrahman Morina edhe pse harronin se Ali Ahmeti e ka shëtitur Vuçiqin në Shkup. Pra, ne në asnjë rast nuk e kemi quajtur Ahmetin Rrrahman Morinë edhe pas këtij veprimi”, tha Taravari në TV21.
Ai gjithashtu shtoi se është çudi si do tu drejtohet Ahmeti në zgjedhjet e ardhshme 107 mijë votuesve shqiptarë.
“107 mijë vota të pastra shqiptare Ali Ahmeti i quan Rrahman Morina dhe vasal. Unë nuk e di si do ju drejtohet këtyre shqiptarëve Ahmeti në zgjedhjet e ardhshme”, ka theksuar Taravari.