Taravari: Arbër Xhaferi një prej politikanëve më të spikatur në trojet shqiptare

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravri, njëherit edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët sonte është mysafir në emision ndër më të shikuarit në rajon, Oxygen, me Besim Dinën, i cili mes tjerash tregon krenarinë dhe fatin e tij që ka qenë njëri nga mjekët personal që është kujdesur për shëndetin e filozofit në politikbërjen e rajonit, Arbën Xhafer.

“Kam pasur mundësinë dhe fatin që të jem njëri nga mjekët e Arbën Xhaferit, mjek personal. Isha njeriu që më kontaktonte më së shpeshti, pasi fusha e tema e studimit të masterit e doktoratures time kishin të bëjnë me Parkinsonin, sëmundje nga e cila vuante edhe i ndjeri Xhaferi, por që ndërroi jetë prej Aneurizmes”, tha Taravari.

Ai vazhdoi tutje të flas për figurën e Xhaferit duke thurrë lavde e fjalë të mëdha për personalitetin e Arbër Xhaferit.

“Një figurë e jashtëzakonshme, personalitet i paparë, autoriteti i tij ka qenë rajonal. I lindur në Tetovë por pjesën më të madhe të kohës e kishte kaluar në Kosovë, me çka bënte shaka më thoshte Beni kur po kaloj në
Kosovë dridhjet e Parkinsonit po ndalen”, rrëfeu Taravari.

Ai foli gjithashtu për familjen e Arbër Xhaferi duke i cilësuar si familje shqiptare në shtëpinë e të cilëve bëheshin politikat madhore në interes të shqiptarëve. Pra, Arbër Xhaferi sipas Taravarit ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Maqedoninë e Veriut edhe pse në zemër e kishte Kosoven.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights