Taravari: Çdo të mërkurë jam në Klinikë, u shërbej pacientëve, vijnë pacient edhe nga Kosova
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravri, njëherit edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët mbrëmë ishte mysafir në emision ndër më të shikuarit në rajon, “Oxygen”, me Besim Dinën, i cili mes tjerash ndau me opinionin kosovarë dhe mbarë shqiptarë një fakt tejet interesant, që rrall kush do bënte të njëjtën.
Ai tregoi se edhe pasi është emëruar ministër, nuk ka hezituar aspak që të vazhdojë punën si neurolog. Mbase, është ndër neurologët më të njohur në vend e nga kjo kuptohet edhe kërkesa e pacientëve për t’u trajtuar nga doktor Taravari.
“Edhe pse jam ministër, çdo të mërkurë jam në Klinikë ku kontrollojë deri në 50 pacientë. Nuk ka ditë, edhe gjatë ditës së punës si ministër, që nuk ndaj kohë edhe për pacientët”, tha Taravari.
Ai gjithashtu tregoi edhe një fakt tjetër që ndërlidhet me pacientë, ku në mesin e shumë pacientëve në numër të konsiderueshëm janë edhe nga Kosova.
“Ka plot edhe pacientë kosovarë që vijnë ditën e mërkurë për kontroll në Shkup te unë”, tha Taravari.
Nga kjo kuptohet që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, është në shërbim 24/7 të qytetarëve si të vendit ashtu edhe të rajonit. Pra, ministër që nuk njeh pushim por e bënë punën e tij me përkushtim.