Taravari: Jemi i vetmi popull në rajon që kemi dy nobelistë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravri, njëherit edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët mbrëmë ishte mysafir në, “Oxygen”, me Besim Dinën, i cili pohoi një të vërtetë faktike, duke përsëritur një realitet që i vetmi popull në Ballkan janë shqiptarët që kanë dy nobelistë.

 

“I vetmi popull në rajon janë shqiptarët që kemi dy nobelistë. Prandaj, kjo flet mjaftueshëm që ne shqiptarët individualisht jemi shumë më të suksesshëm se kolektivisht”, tha Taravari.

 

Ai ngriti si shqetësimi edhe problemin e organizimit të brendshëm si shoqëri.

 

“Problemi jonë është organizimi i brendshëm. Mendoj se në ato institucione ku ka hapësirë dhe i jepet mundësi individit, shqiptari lulëzon. Por fatkeqësisht institucionit shumë pak iu japin mundësi. Raste të tilla kemi me bollëk, siç është Ferid Murad e shumë të tjerë”, theksoi Taravari.

 

Taravari gjithashtu shprehu shqetësimin e një të vërtete të hidhur që shqiptarëve në Ballkan nuk u ofrohen kushtet e mjaftueshme.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights