Taravari: Ka interes për kthimin e mjekëve nga sektori privat në atë publik; qëllimi ynë është që kjo të bëhet praktikë në të ardhmen

Në kuadër të platformës së Qeverisë – “100% të përkushtuar për ty,” dedikuar për resoret e shëndetësisë dhe politikës sociale, ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, në përgjigje të një pyetjeje, theksoi se tashmë ka interes nga mjekët që punojnë në klinikat private të kthehen në shëndetësinë publike.

“Më parë kishte ndalesë për kalimin e mjekëve nga sektori privat në atë publik, por menjëherë pas emërimit tim, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria vendosi ta shfuqizojë atë ndalesë. Po përgatitet udhëzim për mënyrën e kalimit nga sektori privat në atë publik. Kjo masë është veçanërisht e fokusuar në specialistët si: farmacistë, stomatologë, anesteziologë dhe radiologë, por vetëm nëse drejtori i klinikës shprehet se ka nevojë për ato kuadro”, informoi ministri Taravari, duke shtuar se qëllimi është që kjo të bëhet praktikë që do të zbatohet edhe në të ardhmen.

Në pyetjen për aktivitetet që ndërmerr Ministria për parandalimin e kancerit të gjirit, ministri theksoi se, pikërisht për shënimin e muajit tetor si muaj i përkushtuar ndaj luftës kundër kancerit të gjirit, ka nisur një fushatë kombëtare nën moton “Karvani rozë i tetorit – parandalimi është mbrojtja më e mirë,” e cila zhvillohet në kuadër të Programit të Ministrisë për skrining dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

“Në kuadër të fushatës janë mbajtur më shumë tribuna publike dhe sesione edukative në të gjithë vendin, me ekspertë kryesorë nga kjo fushë. Tribuna qendrore u mbajt të shtunën e kaluar në Shkup, në City Mall, si panel diskutimi, ku ligjeratat edukative u mbajtën nga anëtarët e komisionit kombëtar për skriningun e kancerit të gjirit,” tha ministri.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights