Taravari: Katër muaj 100 milionë euro për komunat, hap gjigand i Qeverisë
Kryetari i ASH-së dhe një nga liderët e VLEN-it, sonte në Click Plus në TV21, deklaroi se kjo përbërje qeveritare po bënë punë të jashtëzakonshme dhe po sjellë vendime gjigande që përmirësojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve.
“Për 4 muaj 100 milionë euro nëpër komuna, ky është një hap gjigant dhe këto janë ndryshimet. Tani vazhdojmë me premtimet tona si rruga evropiane, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, rritja ekonomike dhe decentralizimi në pushtetin lokal”, tha Taravari.
Pra, Taravari shpreh në mënyrë konkrete punët e kësaj qeverie duke treguar që deri më tani vendime të tilla nuk ka pasur. Prandaj, konsideron jeta e qytetarëve dukshëm do të ndryshojë sepse këtë ndryshim e kërkuan vetë qytetarët sipas tij me votën e tyre për ta sjellë në pushtet këtë përbërje të re qeveritare.