Taravari: Kemi aktiv grupin punues që përpilojnë ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat
Një nga liderët e VLEN-it dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sonte në një intervistë të dhënë për TV Alsat, ka deklaruar se është aktivizuar grupi punues që po punojnë në ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë.
“Grupi punues është duke u takuar dhe proceduar ligjin. Pasi të kaloj të gjitha flirtet do i kalohet edhe partnereve të koalicionit që të kemi konsensus të gjerë. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuatë është kategori kushtetuese dhe çdo gjë që do është kategori kushtetuese patjetër të implementohet përmes një ligji dhe natyrisht që duhet të kenë një pajtueshmëri mes partnerëve të koalicionit”, u shpreh Taravari.
Ai theksoi se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, anëtar që i ka instaluar BDI-ja, ata vetëm mund ta përshpejtojmë ligjin dhe të vije në parlament dhe të votohet dhe të zbatohet.