Taravari: Ndryshimi te shqiptarët e detyroi BDI-në të flas për t’u reformuar

Kryetari i ASH-së dhe Arben Taravari sonte nga një takim me FRASH në qytetin e Gostivarit, tha se BDI pasi shkoi në opozitë e kuptoi se duhet të reformohet. Reformimin nuk e merrnin seriozisht kur ua thonim ne, por ndryshimi që e sollëm te shqiptarët, i detyroi ta bëjnë këtë gjë, tha Taravari duke komentuar vetingun e paralajmëruan nga BDI.
“Mirë është që ndodhi ndryshimi, pasi e shihni se ne kur thonim se BDI duhet të reformohet, ata nuk e pranonin. Tash e shoh se këto dy-tre ditë thonë se kanë nisur veting dhe refroma në BDI dhe ndryshime”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari. Taravari tha se tash kur BDI është në opozitë e ka kuptuar se duhen reforma.
“Pasi ne i fituam, doli se duheshka reforma atje, e kuptuan pasi shkuan në opozitë” deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.