Taravari: Në ASH kishim njerëz që më shumë rrinin në Zajaz se në zyrën tonë në Tetovë

Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, për PressCast foli edhe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, me çka Taravari mendon që kjo qeveri i ka numrat dhe gjithçka tjetër për të vazhduar këtë proces duhet vetëm garancë.
“Nëse ne si ASH kishim shkuar me BDI-në fitoheshin 24-25 deputetë, opozita 5-6 deputetë. Pra, mungonte fryma opozitare atëkohë. Raportet me Ahmetin kanë qenë korrekte një vit qeverisje, por brenda partisë tonë kishte njerëz që bënin punën e pistë. Unë merrja me qindra porosi çdo ditë që tani është momenti që duhej të kaloja në LEN, të ndodhë rotacioni politik të ndodhë ndryshimi. Ali Ahmeti vinte në Gostivar por ai e dinte strategjinë e partisë tonë sepse kishte njerëzit e tij. Unë me shokët dhe shumica e anëtarësisë tonë bëmë VLEN-in, morëm 107 mijë vota”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
“Nga 2002-ta 107 mijë vota nuk ka marrë asnjë parti politike, vetëm 2014 njëherë BDI ka marrë. BDI 2016 ka fituar zgjedhjet me 85 mijë vota. Kalimi jonë në LEN plasi frikën dhe euforinë te qytetarët. Tani unë gëzohem kur BDI-ja thotë se po bëjnë veting, kanë eksponentë të lartë që janë në lista të zeza. Ne jo veç që e bëmë rotacionin politik por po e reformojnë edhe BDI-në”, përfundoi Taravari.