Taravari: për 100 ditë pushtet mundësuam që pacientët tanë në nivel vendi të kursejnë një milionë euro për ilaçe

Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, për PressCast tha problemet në shëndetësi kanë zanafillë të hershme me dekada. Një nga ato probleme, Taravari, ka theksuar listën pozitive të barnave.

“Kishte disa probleme që gati janë 10 vjeçare në shëndetësi, përshembull lista pozitive e ilaçeve 15 vjet vetëm një ilaç është vendos, u dashtë të vijmë ne në pushtet që vetëm për 100 ditët e para ta zgjerojmë këtë listë me 9 ilaçe. Kjo do të thotë se qytetarët tanë që janë përdorues të barnave do të kursejnë 1 milionë euro në nivel vendi”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai tutje sqaroi çfarë saktësisht nënkupton lista pozitive barnave.

“Lista pozitive do të thotë ilaçet që i kanë paguar më herët qytetarët tanë tash i marrin me 10% kompenzim. Për çdo muaj qytetarët tanë paguajnë 1 milionë euro më pak, pra në nivel vendi”, përfundoi Taravari.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights