Taravari takon në Abu Dhabi zv.ministrin Yousif Mohamed AlSerkal

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në Abu Dhabi zhvilloi takim pune me zëvendësministrin e Shëndetësisë njëherit dhe drejtor i përgjithshëm i Emirates Health Service, Dr. Yousif Mohamed AlSerkal.

Në takim janë diskutuar intensifikimi i bashkëpunimit midis dy vendeve, sidomos në sferën e shkëmbimit të përvojave dhe specializimeve të mjekëve në universitetet e dy vendeve.

Po ashtu është biseduar edhe për hapjen e tregjeve të reja për sektorin e farmacisë si dhe njohjen e ndërsjellë të diplomave të mjekëve mes dy vendeve.

“Rëndësi e veçantë u theksua në shqyrtimin e mundësive tek investimet në sektorin e shëndetësisë, në veçanti në ndërtimin e spitaleve të reja në Maqedoninë e Veriut. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë treguar interes të veçantë në përkrahjen e sistemit shëndetësor të vendit tonë. Në takim, nga ana e EBA-s ishin edhe Dr. Hussain Abdulrahman Al Rand, ndihmës ministër për sektorin publik dhe Dr. Amin Hussain Alameeri, ndihmës ministër për sektorin e rregullimit të shëndetësisë”, shprehet Taravari.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights