Taravari: VLEN ka marrë hise në qeveri shumë më shumë se BDI me VMRO-në e dikurshme që ishte më e dobët se sot

Arben Taravari sonte në 360 gradë ka theksuar se VLEN luan një rol kyç në qeveri dhe se ka ndikim të madh në vendimmarrjet brenda koalicionit me VMRO-në. Ai ka bërë një krahasim mes VMRO-BDI kur ishin në koalicion dhe tani kur VMRO është me VLEN-in.
Taravari thekson se BDI ka kontribuar dukshëm që VMRO në zgjedhjet parlamentare të fitojë 58 deputetë.
 “VLEN ka një ndikim të madh në qeveri. Veç mendoni koalicionin VMRO-BDI 2008-2016 dhe gjithçka do ju qartësohet. Tani VMRO nuk i ka 40 deputetë, vetëm bëni krahasimin, ne tani kemi shumë më shumë ministri se BDI në koalicion me ta. Apsolutisht se BDI ka qenë njëra kontribuuesit më të mëdha që sot VMRO ka 58 deputetë në Parlament. BDI gjithë fushatën është marrë me VMRO-në”, tha Taravari.
Kjo paralele krahasuese vulos edhe njëherë suksesin e koalicionit VLEN në negociata për ndarjen e “kulaçit qeveritar” pra, siç thekson edhe vetë një nga faktorët kryesor të këtij koalicioni qeveritar, Arben Taravari, dihet saktësisht se aspak nuk ka qenë e lehtë me VMRO-në, por ja që konzistenca e tyre politike ka ndikuar që të marrin shumë më shumë se dikur kishte BDI me një VMRO shumë më të dobët se sa aktualisht. Prandaj, kur flasim për fuqizimin e VMRO-së nuk përjashtohet politikat e njoma të BDI-së që pos nacionalizmit të tepruar nuk promovuan asgjë më shumë gjatë fushatës elektorale.

Related Articles

Back to top button