Të gjitha karburantet ulen në çmim nga mesnata

Të gjitha karburantet do të ulen në çmim nga sonte në mesnatë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë.
EUROSUPER 95 nga nesër ulet me 1,5 denarë dhe do të shitet me çmim prej 77,5 denarë për litër. EUROSUPER 98+ gjithashtu ulet me 1,5 denarë dhe do të shitet për 79,5 denarë për litër.
EURODIZEL po ashtu do të ulet me 1,5 denarë dhe nga nesër do të shitet për 72 denarë për litër. Ulje çmimi do të ketë edhe për vajin ekstra të lehtë për amvisëri, i cili do të shitet për 71,5 denarë, pas uljes prej 1,5 denarësh.
Çmimi i mazutit do të ulet me 1,2 denarë dhe nga nesër do të jetë 45 denarë për kilogram.