‘Të gjithë së bashku për ajër më të pastër’ – aksion i koordinuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor në bashkëpunim me NJVL për grumbullimin e mbeturinave të mëdha dhe mbetjeve ndërtimore

‘Të gjithë së bashku për ajër më të pastër’ – aksion i koordinuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor në bashkëpunim me NJVL për grumbullimin e mbeturinave të mëdha dhe mbetjeve ndërtimore 

Shkup, 17.02.2025 Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me NJVL dhe komunat, dhe sipas Planit të Veprimit për ajër të pastër për sezonin e ngrohjes (2024-2025) ka nisur një aksion të koordinuar për grumbullimin e mbeturinave të mëdha dhe mbetjeve ndërtimore, të cilat njihen si një nga burimet e ndotjes së ajrit, i quajtur “Të gjithë së bashku për ajër më të pastër”.

Aksioni pilot i MMJPH do të realizohet për tre muaj: shkurt, mars dhe prill, në 8 qytete të vendit, dhe në të janë përfshirë Manastiri, Kumanova dhe komunat e Shkupit: Gazi Baba, Qendra dhe Kisella Vodë.

Gjatë këtyre tre muajve, nga data 15 deri më 20 të çdo muaji, qytetarët do të mund të hedhim falas mbeturinat e mëdha dhe mbetjet ndërtimore, dhe ndërmarrjet komunale do t’i grumbullojnë dhe dërgojnë në vendet e përshtatshme.

Lokacionet për hedhjen e mbeturinave të mëdha dhe mbetjeve ndërtimore janë si më poshtë:

Në komunën e Manastirit, qytetarët do të mund të hedhim falas mbeturinat e mëdha dhe mbetjet ndërtimore në lokacionet e mëposhtme:

                      ·    N.P. Komunaleç, lokacion për hedhjen e mbeturinave të mëdha në oborrin e ndërmarrjes në një pjesë të veçantë të oborrit në rrugën 16-të pn

                      ·   N.P. Niskograndba, lokacion për hedhjen e mbeturinave të mëdha në oborrin e ndërmarrjes në rrugën 16-të pn

Në komunën e Kumanovës, ky lloj mbeturine do të grumbullohet në tre lokacione:

·         Parkingu i Sallës Sportive,

·         Parkingu i Zjarrfikësve, dhe

·         Parkingu i Koshëve në lagjen Tregtare.

Komuna e Gazi Babës, NPK “Gazi Baba”, ka vendosur kontejnerë 5m³ në lokacionet e mëposhtme:

·         Vendbanimi Rashtak – afër fushës së lojërave,

·         Vendbanimi Bulaçan – afër shkollës fillore “Shën Naumi i Ohrit”,

·         Vendbanimi Viniçë – afër stacionit të autobusëve,

·         Vendbanimi Smilkovcë – afër kishës “40 Dëshmorët e Shenjtë”,

·         Vendbanimi Bërnjarë – afër shkollës fillore “Shën Kërste Misirkov”,

·         Vendbanimi Straçincë – afër xhamisë,

·         Vendbanimi Stajkovcë – afër shkollës fillore “Shën Kirili dhe Metodi”.

Në komunën e Qendrës, qytetarët do të mund të hedhim falas mbeturinat e mëdha në tre lokacione:

·         Në lagjen Prolet, pranë Shtëpisë së Pushimit,

·         Në Kapishtec, në rrugën “Zagrebska”, afër KTK,

·         Në Bunjakovec, në rrugën “Kosturski Heroi”, afër Vuçko-s.

Në komunën e Kisella Vodës, grumbullimi falas i mbeturinave të mëdha dhe mbetjeve ndërtimore gjatë periudhës së përmendur do të bëhet në lokacionet e mëposhtme:

·         Komuniteti Urban (K.U.) Përzhino – rr. Milan Mijalkoviq (prapa K.U. Përzhinë) dhe rr. Mariovska (përballë magazinës së Treskës)

·         K.U. Cërniçe – rr. Naum Ohridski (para K.U. Cërniçe) dhe rr. Enixhe Vardarska (përballë thertores Kopaçka)

·         K.U. 11 Tetori – ndërtesat – rr. Pushkinova nr. 4 dhe rr. Mihail Çakov përballë K.U. 11 Tetori – ndërtesat

·         K.U. 11 Tetori – barakat – Pas Kozmofonit, në pjesën përballë fushës së lojërave për fëmijë dhe rr. Lazar Dimitrov drejt  shtegut Trim (Trimpatekës) në hyrjen e dytë.

·         K.U. Kisella Vodë – rr. Hristo Tatarçev nr. 72 (pranë ambulancës) dhe rr. 14 Dhjetori (pranë kontejnerëve nëntokësorë)

·         K.U. Rasadnik – rr. 1511 (përballë Kvatro kafes) dhe para sallës Rasadnik, pas parkut për kafshë shtëpiake

·         K.U. Cvetan Dimov – rr. Emil Zola nr. 7 dhe rr. Georgi Dimitrov pas shkollës ekonomike

·         K.U. Birarija – rr. Tome Arsovski përballë parkut Birarija dhe rr. Frederik Shopen pas shkollës “Kuzman Josifovski Pitu”

·         BL Pinti – rr. Jablanica (në vendin e Sllavijes, menjëherë pranë BL Pinti) dhe rr. 1513 nën pjesën e kopshtit të fëmijëve

·         BL Usje – Parkingu para BL Usje dhe në hyrje të USJE-s (djathtas pranë gardhit të Fabrikës së Cimentos-Usje)

·         BL Pripor – rr. Hristo Tatarçev dega 14/159 dhe poshtë objektit të BL Pripor

·         BL Podstanica – rr. Serdari nr. 115 (pranë fushës së futbollit) dhe rr. Serdari pn (para BL Podstanica)

·         BL fshati Draçevë – rr. Kitka (hapësira e lirë pranë gjimnazit) dhe rr. Draçevska nr. 92 (para postës së vjetër)

·         K.U. Boban Tërpkov – lagjja Draçevë – rr. Branko Zarevski (pas K.U. Lagjja Draçevë) dhe rr. Branko Zarevski nr. 17 (ndërtesa e xhamtarisë)

·         BL Staklara – rr. 1519 (pjesa pranë transformatorit përballë dyqanit) dhe rr. 1520 (në pjesën e gjërë përpara fillimit të shtëpive).

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i inkurajon të gjitha komunat në vend të përfshihen në aksionin e koordinuar dhe inkurajon kompanitë me përgjegjësi shoqërore nëpër komuna që t’i bashkohen atyre komunave që nuk janë në gjendje ta realizojnë këtë detyrë vetë.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights