Të mërkurën starton rrethi i dytë i garave në elitën e futbollit vendor dhe kuqezinjtë në Tetovë presin Besën e Dobërdollit.

Ndeshja

Shkëndija vs Besa

Liga e Parë, xhiroja e dymbëdhjetë

E mërkurë, 30 tetor, ora 13:00

Stadiumi i Qytetit, Tetovë

Shkëndija dhe Besa përballen për herë të parë në Tetovë në një ndeshje zyrtare në LPFMV. Me fillimin e rrethit të dytë të kampionatit, kuqezinjtë synojnë kthimin te fitorja, pasi janë ndalur në tre barazime të njëpasnjëshme (0:0 ndaj Sileksit dhe Tikveshit dhe 1:1 me Strugën). Në përballjen e parë të sezonit, Shkëndija triumfoi 3:1 ndaj Besës, rezultat që u përsërit edhe në një miqësore gjatë pauzës kampionale.

Besa vjen në këtë sfidë pas një humbjeje 2:0 ndaj Sileksit dhe aktualisht mban 12 pikë pas 11 xhirove, me 3 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje.

Skuadra

Shkëndija do të luajë pa Valon Ahmedin, Vane Kërstevskin dhe Daouda Bambën për shkak të dëmtimeve. Valon Ahmedi vazhdon të ndjejë dhimbje në kofshë dhe punon nën përkujdesjen e stafit mjekësor.

Transmetimi

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel (YouTube).

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights