Të rinjtë e BDI-së kërkojnë dorëheqje nga zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoillkoviq

Të rinjtë e BDI-së kërkojnë dorëheqje urgjente nga zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoillkoviq dhe distancimi i qartë i Qeverisë “nga agjendat antishqiptare dhe antiperëndimore”.

“Ngremë zërin kundër provokimit të turpshëm që trondit të gjithë shqiptarët. Dekorata “Vojvoda Vuk” që i është dhënë zëvendëskryeministrit Stoillkoviq është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një tallje e hapur me historinë tonë. Kjo është mbështetje e hapur për projektin “bota serbe” dhe agjendën ruse në rajon. Ky njeri nuk është ministër i paqes apo i bashkëjetesës, por një mjet për destabilizimin e projekteve që duan të rikthejnë frikën dhe përçarjet në Ballkan. A është kjo fytyra e Qeverisë që u premtoi qytetarëve barazi dhe integrim euroatlantik? Si mund të hesht kur një njeri që duhet të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit shpërblehet për glorifikimin e atyre që masakruan popullsinë shqiptare në periudhën 1912 – 1918? Por kjo nuk mjaftoi, vizitat zyrtare dhe përqafimet me Milorad Dodik, udhëheqësin e projektit për ndarjen dhe shkatërrimin e rajonit, tregojnë hapur se për kë punon ky ministër dhe kush i udhëheq sot institucionet shtetërore”, theksoi Veton Sadiku, nënkryetar i degës rinore të BDI-së nga Gostivari.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights