Të shtëna me armë në Çair

Sërish të shtëna me armë herët këtë mëngjes në lagjen Çair të Shkupit, konkretisht në rrugën Pere Toshev, mëson 24info.mk.

Sipas informacioneve, është qëlluar me armë automatike drejt një shtëpie dhe një automjeti të parkuar përpara saj.

Në rrugën “Pere Toshev”, janë konstatuar dëmtime predhash në xhamat e shtëpisë dhe në dy vetura Volkswagen Arteon, në pronësi të Agim Sulejmanit.

Dëmtime ka edhe në shtëpinë fqinje. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja të armëve automatike.

Policia po kryen hetimet.

Related Articles

Back to top button