Të shtëna në Çair, një person i plagosur
Menjëherë në terren kanë dalë efektivët e policisë dhe po marrin masa intensive për zbardhjen e rastit. Ata janë duke mbledhur dëshmi për identifikimin e autorit dhe ndriçimin e këtij rasti, tha policia.
Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Sveti Naum Ohridski” sot rreth orës 18:10 është lajmëruar një 35-vjeçar me plagë nga arma e zjarrit në këmbë. I plagosuri E.A. (35) nga Shkupi është sulmuar duke ecur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh”, njofton MPB.
Sipas MPB-së, i plagosuri është sjellë në spital nga vëllai i tij. Ai ka shpjeguar në polici se i plagosuri ka qenë duke ecur në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar në këmbë.
Menjëherë në terren kanë dalë efektivët e policisë dhe po marrin masa intensive për zbardhjen e rastit.