Saturday, May 18, 2024
spot_img

Të voglit si statistë në zgjedhje!

Ngjyra portokalli vërshoi hartën elektorale të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Sa më i madh që është dominimi i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, i cili fitoi një fitore bindëse me 431.251 vota ose 43.23% të votave, aq më i madh ishte fiasko e partive më të vogla që luftuan për të hyrë në parlament. Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska dhe kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, përjetuan debakël në këto zgjedhje.

Arsovska dhe partia e saj Alternativa e Re, me të cilën mori pjesë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, më 8 maj fituan vetëm 3.438 vota në tërë territorin e vendit, ose vetëm 0.34% e votuesve votuan për partinë e Arsovskës. Nuk ka dalë më mirë si kandidate në Njësinë Zgjedhore 1, ku ka fituar 1571 vota ose 0.85 për qind të votave.

Në njësinë zgjedhore numër 2, ku përfshihen komunat e Shkupit, Gjorçe Petrov, Butel, Gazi Babë, Shutkë dhe një pjesë e Çairit, partia ka marrë 1109 vota. Alternativa e re kishte lista si në njësinë e tretë ashtu edhe në atë të katërt, ku fitoi nën 500 vota. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Arsovska si kandidate e VMRO-DPMNE-së e mposhti kryetarin e atëhershëm Petre Shilegov në garën për kryetar të Shkupit. Në raundin e parë ajo fitoi 86.698 vota, ndërsa në raundin e dytë 118.749 vota.

PRANIMI I HUMBJES

Sa i përket koalicionit “Guxim për Maqedoninë”, të udhëhequr nga GROM-i i Stevço Jakimovskit, në komunën e Karposhit, ku ai është kryetar, nuk ka fituar as 1000 vota. Të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve tregojnë se ky koalicion në Karposh ka fituar 841 vota ose 2.28% të votave.

Jakimovski ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe ka shprehur shqetësimin për “pushtetin absolut të VMRO-DPMNE-së”.

“Natyrisht, VMRO-DPMNE do të ketë afër 60 deputetë, që është afër pushtetit absolut në pjesën e pushtetit parlamentar, të vetëqeverisjes lokale dhe në pjesën e presidentit, që do të thotë pushtet absolut dhe padyshim që do të ketë mundësi me një shumicë prej dy të tretash. Pres që do të ketë vendime të vështira, por përvoja ime politike tregon se pushteti absolut nuk është mirë, sepse ai pushtet absolut sjell devijime dhe si rezultat vijmë në procese retrograde që nuk duam t’i shohim”, tha Jakimovski në një konferencë për shtyp.

STATISTËT E ZGJEDHJEVE

Përveç këtyre dy partive, në zgjedhjet e 11-ta parlamentare në Maqedoninë e Veriut kishte edhe disa parti të tjera që përfunduan si “statistë”, me më pak vota të fituara. Ndër to është partia Maqedonia e Bashkuar me 1680 vota, ose 0.17%, partia politike Avaja me 2909 vota ose 0.29%, Maqedonase Era e Tretë – Sovranistët – 959 ose 0.10%, Partia juaj me 1738 ose 0.17% të votave dhe Rodina Maqedoni me 1092 ose 0.11%. Në fund të listës sipas votave të fituara renditen partia politike e djathtë me 527 vota ose 0.05%, Demokratët me 904 ose 0.09%, si dhe Partia e Punëtorëve me 437 ose 0.04%. Më pak vota ka marrë Lëvizja Qytetare Evropiane e Gjyla Çelikut ku për ta kanë votuar vetëm 241 qytetarë ose 0.02%.

Në zgjedhjet e dyfishta në Maqedoni, fitues bindës ishin VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Maqedonia Juaj”, me gjithsej 58 mandate të fituara parlamentare. Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane i udhëhequr nga LSDM fitoi 153.250 vota dhe do të ketë 18 deputetë, Fronti Evropian i BDI-së – 19 deputetë, Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar “VLEN” – 13 mandate, E Majta dhe ZNAM nga gjashtë deputetë, ndërsa partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje kanë më pak se një për qind të votave. /Koha/

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT