Temperaturat nga e mërkura, 19 shkurt, bien nën -15 gradë!

Nën ndikimin e ajrit polar rus, por të thatë, nga e mërkura, 19 shkurt, e në ditët në vijim do të kemi kthjellim të motit, si dhe temperatura jashtëzakonisht të ulëta të ajrit, veçanërisht në mëngjes, kur ato do të zbresin kudo nën zero. Në shumë zona, temperaturat do të arrijnë afër, madje edhe nën -10 gradë, ndërsa në rajonin e Berovës, në vendbanimet më të larta, në malet dhe qendrat e skijimit, ato do të zbresin deri dhe nën -15 gradë.

Gjatë ditës do të mbetet gjithashtu ftohtë, me temperatura që do të lëvizin nga -2 deri në 7/8 gradë në pjesët juglindore të Republikës së Maqedonisë.

Sa i përket rajonit të Shkupit, me këtë valë polare ruse, temperaturat në mëngjes do të bien deri në -7/-8 gradë, ndërsa gjatë ditës do të ngjiten deri në rreth 5/6 gradë.

Pikërisht për shkak të këtij depërtimi të ajrit polar rus, kudo do të kemi prani të akullit të fortë, veçanërisht gjatë orëve të natës dhe në mëngjes.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights