Tërmet në Kosovë i ndjerë edhe në Maqedoni
Një tërmet me intensitet 3.9 shkallë goditi mëngjesin e hershëm rrethinën e Prizrenit, dhe dy orë pas tërmetit të parë ndodhi edhe një tërmet i dytë me intensitet 3.0 shkallë, transmeton KohaNews.
Tërmeti i parë ndodhi në orën 00:46, ndërsa i dyti pak para orës 03:00, 20 dhe 9 kilometra larg Prizrenit, respektivisht.
Qendra Evropiane e Sizmologjisë Mesdhetare (EMSC) shpalli më herët se tërmeti i parë kishte intensitet 4.2 shkallë, ndërsa i dyti 3.2 shkallë sipas shkallës së Rihterit, i pari në 19 kilometra nga Prizreni dhe i dyti në Dragash, 7 kilometra larg Prizrenit.