TIFOGRUPI BALLISTËT REAGON, JEMI KUNDËR ORGANIZMIT TË SHËMTUAR ME ARMIKUN HISTORIK TË POPULLIT SHQIPTARË !!!
Federata shqiptare e Futbollit, po bën gabimin trashanik me organizimin e Euro U21 bashkë me agresorin serb, që në qindvjeçarin e fundit ka bërë spastrim etnik kundër popullit Shqiptarë.
Vetëm në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës, 1998/99 janë vrarë mbi 13,500 persona, fëmijë, gra e pleq, ndërkaq në qytetet e fshatrat e Kosovës janë kryer diku rreth 400 masakra nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe.
Andaj nuk mund të na tregojë dikush, që sporti duhet të bashkojë popujt, pasi ndër vite asgjë nuk na ka bashkuar, dhe kemi qenë në raport armiqsie.
Tifogrupi Ballistët, ka reaguar edhe më herët për këtë çështje kundër kryetarit të Fshf armand duka.
Ballistët dhe tifogrupe tjera që mbështesin Kombëtaren që herët, sistematikisht po pengohen që të jenë prezent në ndeshjet e Kombëtares, tifogrupet duhet të kenë bileta të ndara pasi duhet të organizohen si grup, andaj shitja e biletave online për gjithë tifozët tregon qartë për qëllimin e lënies jashtë të tifogrupeve.
MOS HARRONI, atëherë kur Kombëtarja nuk kishte këtë interesim për ta ndjekur, ishin Ballistët dhe tifogrupet tjera jashtë kufijve të shtetit shqiptar që i dhanë atmosferë stadiumeve si Loro Boriçi, Elbasan Arena, Qemal Stafa, andaj konsiderohet tradhëti kjo sjellje e udhëheqësve të Fshf