Trump pranon ftesën për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, vizita do të jetë “historike”

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar ftesën nga Mbretëresha Charles III për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, e cila iu transmetua sot nga kryeministri britanik Keir Starmer. Trump shprehu besimin se vizita do të jetë “historike” dhe “pa presedan”.

 

Ndërkohë, vizita e Starmer te Trump pas vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron pasqyron shqetësimin në rritje në Europë për presionin agresiv të Trump për të përfunduar luftën ruse në Ukrainë, duke u interpretuar si një sinjal se Trump mund të jetë i gatshëm të bëjë lëshime ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Starmer po përpiqet ta bindë Trump që pa përfshirjen e Ukrainës dhe liderëve europianë në bisedimet amerikane me Rusinë, paqja në Ukrainë nuk mund të jetë e qëndrueshme.

 

Pritet që Trump të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky nesër për të finalizuar një marrëveshje që do t’i mundësojë SHBA-ve akses në minerale kyçe të nevojshme për industrinë e lartë teknologjike dhe ushtrinë, në këmbim të ndihmës amerikane.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights